Na përcjellni në:

Rreth Nesh

Rreth Nesh

E doni aromën e bukës të sapo dalë nga furra? Apo pjekurinat e lehta t’i shoqëroni me kafen e mëngjesit? Buka Bakery ju fton ta përjetoni kënaqësinë e artit të gatimit, në ambientet më të ngrohta.

Buka Bakery nis gjithçka nga pasioni i gatimit. Atëherë kur ju jeni në gjumin më të mirë, bukëpjekësit tanë janë në kulm të frymëzimit, për të krijuar kryevepra nga mielli më i mirë dhe përbërësit më të shëndetshëm, vetëm që të jenë të freskëta dhe të parezistueshme kur ju nisni ditën. Duke trajtuar stilin gjerman të gatimit, Buka ofron një festë shijesh për të gjitha shqisat, përmes një vargu të gjërë të bukëve dhe pjekurinave të ndryshme, të fermentuara në mënyrë të natyrshme dhe me sasi të duhur të kalorive. Buka Bakery është rrjet i dyqaneve të kafesë dhe produkteve cilësore të bukës. Gjatë 2 viteve të operimit, Buka Bakery është shndërruar në lider të tregut në 7 qytetet më të mëdha të Kosovës. Buka Bakery është e pajisur me çertifikata ndërkombëtare të standardeve ISO, si dhe është shpërblyer me statusin e “Super Brand Kosova”, duke u listuar si njëra prej markave më të pëlqyera të konsumatorëve në Kosovë.

Buka Bakery

Ofertat

Kartela juaj